
Kreu i partisë Agrare Ambientaliste ngriti shqetësimin nëse Porto Romani i plotëson kushtet për t’u kthyer në një port tregtar.
Në emisionin “MCN live” Duka, fillimisht hoqi dyshimet se kjo parti kritikon projektin për arsye politike, porse sipas tij, mënyra se si është shfaqur projekti te ta, është më shumë se e paqartë.
Duka, e cilëson projektin pa garë, dhe faktin se nuk ka bankë që do ta financoj atë, për mënyrën se si është prezantuar.
Përpjekja për të barë këtë politike, thjesht pozitë-opozitë është e gabuar, qëndrimi im të paktën nuk është oponencë politike, por është oponencë si qytetar i Durrësit, nuk jam shumë i varur unë nga opozita, ose PD, pro jam shumë i paqartë për projektin.
Sepse poqese flitet për Portin e jahteve, zëne rreth 1% të shumës totale qe duna të investojnë, porti i jahteve mund të zërë 20-30 milion. Pra, këtu nuk flitet më për port të jahtesh, por këtu flitet që të jepet me koncesion me PPP, një praktikë e filluar me kohë, nga kjo qeveri, një investitori qoftë edhe të fuqishëm.
Tani këtu fillon diskutimi, është pozitive apo jo, dhe tjetra që është e rëndësishme është fati i Portit të Durrësit, të mallrave, ca do të behet me portin e mallrave. Unë dyshoj shumë se me shpjegimet që jep qeveria që për 7 vjet do bëjmë transferimin e portit në Porto Romani, që tashmë është një port që menaxhohet nga një privat.
Ideja që do të transferojmë portin atje, është paksa utopike. Ti duhet të mendosh njëherë për portin, pastaj për pallatet.
Këto janë gjëra që na bëjnë neve shume skeptik për ta votuat këtë lloj projekti, skam asgjë më zotërinë, ose paragjykime. Mënyra si është bërë është gabim, pa garë,
2 miliardë euro do të vijnë nga kontrata e shitjeve, nëse s’do kishim këtë logo kaq të rëndësishme, nëse do ishte kom tjetër a ka bankë s’bën Shqipëri që do të japë kredi kur ti e bazon suksesin e këtij investimi në realizmin e kontratave. Asnjë. Do jemi të lumtur ndoshta nga emri. Në fund të fundit bankat janë të forta, nuk pyesin fort.
Ngjan njëfarë piramide, është e varur gjithmonë nga prurjet, nëse ka njerëz, ka kontrata, atëherë dhe mund të realizohet, por është më pikëpyetje të madhe.
Kreu i PAA, ka kritika edhe për mënyrën e të shprehurit të kryeministrit Rama kundër opozitës, përkitazi me kundërshtimet e projektit nga ta.
Gjuha e përdorur nga kryeministri është shumë e shëmtuar, se thotë “kush është me Portin e me mua, është në majë, kush është kundër thotë, është me plehrat”.
Çfarë d.m.th. kjo, si ka mundësi nuk te lejon të jap mendimin tim, neve jemi oponencë, quhemi opozitë, që kërkojmë vërtetësinë, transparencën e realizimit të projekteve të ndryshme që vijnë nga taksapaguesit shqiptar, me paranë publike, nuk mund të rrimë ne pasiv.
Ai e bënë këtë me qëllim me mbledh të vetët, sepse ka shumë të majtë që për shkak të konsumit të tij, sidomos në zonat me pushtet vendor, filluan të bjerrin nga mazhornaca.
Tani ky, duke e ekstremizuar këtë, i shtrëngon dhe ndoshta ia arrin qëllimit. Çdo gjë ai e bën më qellim të caktuar dhe qëllimi kryesor është gjithmonë fitimi i pushtetit të tij dhe forcës së tij politike.



