
Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku në një dëgjesë me grupin parlamentar socialist lidhur me 24 masat e sigurisë nga SPAK për stafin dhe pedagogët e universitetit të akuzuar për abuzim me tenderat, shprehu gatishmërinë që të sqarojë gjithçka dhe kudo.
Unë nuk mbroj asnjë person cili mund të ketë abuzuar, ia lëmë drejtësisë komplet të veprojë, shpresoj të jetë një proces sa më i ndershëm.
Nga ana tjetër, kam shumë besim që Universiteti Bujqësor jo vetëm do të ringrihet, sepse kemi pasur goxha sfida të tilla.
Nga ana e tij Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të bllokohet puna e drejtësisë, por shtoi se bëhet fjalë për një universitet i cili është në një kthesë historike dhe e ka të ardhmen e vetë në një partneritet strategjik me një prej universiteteve më të vjetra të botës, me atë të Boku në Vjenë.
Ai tha se gjëja e parë që u ka shkuar ndërmend kur kam mësuar këtë lajm, çfarë do mendojnë partnerët austriakë kur të dëgjojnë.
24 veta, një numër marramendës për një çështje që ka 2-3 vjet dhe s’ka asnjë lloj flagrance apo arsye për të krijuar këtë goditje të institucionit të arsimit të lartë, aq më tepër që bëhet fjalë për fonde të kërkimit shkencor.
Nëse ka pasur abuzime, abuzuesit pa diskutim që duhet të përgjigjen derri në fund, por 24 vetë...
Duhet të japim mesazh për studentët dhe partnerët që drejtësia do të bëjë punën e vetë dhe nuk ka arsye për të bllokuar punën.
Bëhet fjalë për 24 persona që janë marrë pa gjyq.
Të tronditësh një universitet të tërë, një komunitet të tërë prindërish dhe studentësh dhe ti japësh shkelm një marrëveshje ku kam shkuar unë personalisht te shkallët e Universitetit të Boku në Vjenë për t’iu lutur që hajdeni në Shqipëri kemi një universitet me traditë hajdeni ta bëjmë një universitet austriak që Universitetin tonë Bujqësor ta bëjmë një universitet për të gjithë rajonin.
Si iu shpjegohet austriakëve që një forcë speciale futet në universitet dhe ekzekuton 24 masa sigurie a thua se u fut në fshatin e Korleones?
Kur e pyeta rektorin se për çfarë shume bëhet fjalë, tha se është më pak se 300 milionë lekë të vjetra.
Kjo parti nuk merr rolin e gjykatës dhe prokurorisë, përkundrazi sa të jetë kjo parti këtu prokurorët dhe gjykatësit le të bëjnë punën e tyre.
Por gjithçka që ndodh për të forcuar drejtësinë, është vepër e kësaj force këtu.



