Deputeti i PS Toni Gogu bëri me dije në MCN Live se dy komisionet hetimore të kërkuara nga opozita do të ngrihen në bazë të ligjit të ri në fuqi.
Gogu tha që PS ka një alternativë moderne dhe akomoduese për votën e emigrantëve.
PS ka vetëm një shqetësim konstant, që është se si mundet që Shqipëria të vazhdojë progresin që ka nisur dhe si mund të mbërrijë në anëtarësimin në BE. Sa i përket rikthimit të qytetarisë në Kuvend, ju e keni parë qëndrimin e PS që ka qenë një qëndrim konsistent. Kur rikthehet qytetaria te forca kundërshtare ata e pasqyrojnë edhe në Kuvend. PS nuk pranon, PS nuk pengon, PS siguron kushtetueshmërinë në sallën e Kuvendit. Duhet të ketë një vendim të Gjykatës Kushtetuese që të thotë PS sabotoi, nuk lejoi që pakica të ushtrojë të drejtën kushtetuese, kjo s’ka ndodhur. Parlamenti kurrë s’mund t’i kalojë kompetencat e veta te komisionet hetimore. Komisionet hetimore ishin një ambalazh i lezetshëm, por i dalë boje, për të mbuluar gjithë atë sherrnajë brenda familjes së tyre politike. Ishin një gjë e sajuar. Janë mëse të mirëpritur. Ligji është aty ne mund ta zbatojmë në çdo moment, varet nga aty. Ky ligji që është miratuar, i riu, ai është në fuqi. PS ua bëri gati fushën, u tha hajde të hetojmë së bashku. Komisionet hetimore janë organe kolegjiale. Gjithë ecejaket dhe kthesa ndodh nga forca tjetër. Nuk më rezulton që të jetë anuluar, por të jetë shtyrë Konferenca e Kryetarëve. Sa i takon votës së emigrantëve ka një komision të posaçëm që ka dëgjuar edhe grupet e interesit. Ka një takim me ekspertët e OSBE-ODIHR dhe ekspertët e komisionit, dhe PS ka një alternativë moderne dhe akomoduese për votën e emigrantëve”.
Duke folur mbi përgatitjen elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 2025-ës, Gogu tha:
Numrat na tregojnë që ka shqiptarë që janë nga ajo zona gri dhe nuk kanë besuar që politika mund të jetë një mjet efektiv, para 5-6 vitesh edhe unë isha një nga ata, tërësisht i papërfshirë, por ja ku jam sot. Sepse të vjen një i afërm, koleg, që thotë që nëse do të flasësh për politikë duhet ta provosh. Beteja bëhet në fushë, nga shkallët të gjithë janë Murinjo, Mesi. PS është më e bindur se kurrë që më e madhe s’do të thotë domosdoshmërisht më e mirë, do të thotë sa influencues je dhe si përdor pushtetin për qytetarët. Në dialogun në organizatat socialiste debati dhe diskutimi ynë bën që ne të ftojmë edhe shokë, miq, shoqe, mikesha, që s’ku ka rënë rasti më para të bashkëpunojnë me PS. Në zonën ku unë shërbej kemi afërsisht 100 anëtarë të rinj".



