Rasti “McGonigal”, Bumçi: SHBA duhet të rivlerësojë marrëdhënien me Shqipërinë, është thyer besimi (VIDEO)

Rasti “McGonigal”, Bumçi: SHBA duhet të rivlerësojë marrëdhënien me Shqipërinë, është thyer besimi (VIDEO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, thotë se pas daljes së detajeve të dosjes “Mc Gonigal”, SHBA duhet të bëjë një rivlerësim të marrëdhënieve me Shqipërinë. Kjo sepse rasti në fjalë, sipas tij, është një tregues i tronditjes së besimit në këtë marrëdhënie.   

Ambasada nuk mund ta thërrasë kryeministrin. Kjo është një çështje penale. SHBA duhet të bëjnë një rivlerësim të të gjithë marrëdhënies që kanë zhvilluar me Shqipërinë. Korruptimi nga kryeministri i një zyrtari të lartë të FBI është kalbëzim i kësaj marrëdhënieje. Kjo ka krijuar tronditje në besimin në këtë marrëdhënie. Fajtor është Edi Rama, korruptuesi. Ka nevojë për një rivlerësim të plotë dhe SHBA duhet ta bëjnë një të tillë. Ky rast ka goditur besimin dhe vlerat që ne besojmë. Ne kemi besim që siç arriti FBI të hetonte këtë zyrtar, SHBA do të rivlerësojnë këtë marrëdhënie me baza të forta korruptive. Kemi një thyerje besimi.

Në lidhje me hapat që do të ndjekë opozita, Bumçi la të hapur mundësinë e protestave.

Padyshim. Do t’ju informojmë.  

Bumçi dha disa detaje të aktakuzës ku përmendet emri i kryeministrit Edi Rama. 

Në aktakuzën që është bërë publike dhe në vendimin e jurisë së madhe janë të dhëna me ditë e fakte të gjitha provat. Janë lehtësisht të lexueshme. Kryeministri shqiptar ka korruptuar drejtuesin e lartë të FBI, personi që ishte pjesë e hetimit të presidentit Donald Trump.

Faktet janë këto: në gusht 2017, McGonigal i kërkon zotit Neza para. Në shtator Neza i thotë që mund t’i gjejë dhe do ia japë pjesë-pjesë. Ata takohen në shtator. Në tetor, zoti Neza i jep McGonigal 80 mijë dollarë. Në nëntor të dy vijnë në Tiranë dhe takojnë Ramën. Pas kthimit të Amerikë, ai i referon vartësit se ka një çështje kriminale ndaj një lobisti që ka lidhje me partinë që nuk është e Ramës, pra PD.

Ai ka marrë në total 225 mijë dollarë. Në dhjetor, Rama është në vizitë në Amerikë dhe darkon me drejtuesin e lartë të FBI.

Ai kreu 5 takime me zotin Neza dhe zotin Duçka. Neza i jep lekët dhe informacionin nga zyra e kryeministrit. Juria e madhe ka vendosur të konfiskohen të gjitha komunikimet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy