Të bashkuar në tinguj, katër studente japin mesazhin me një koncert (VIDEO)

Të bashkuar në tinguj, katër studente japin mesazhin me një koncert (VIDEO)

Katër studentë nga vendet e rajonit, Denida Dedushaj nga Kosova, Ljubica Gavrilovic nga Mali i Zi, Petar Trbojevujk nga Maqedonia e Veriut dhe Johan Muka nga Shqipëria kanë interpretuar para publikut disa vepra pianistike nga aurorët ballkanas.

 I titulluar “Fqinjët”, ky projekt ka bërë bashkë këta të rinj për të  sjellë  një shkëmbim kulturash  mes vendeve që synojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.

Denita Denushaj: 

Qëllimi i këtij projekti është shkëmbimi i kulturave mes katër vendeve, shteteve fqinje. Po ashtu, ky koncert është edhe një mesazh pro integrimit europian. Në këtë edicion kemi kemi luajtur vetëm vepra nga autorë vendas, d.m.th. është arritur qëllimi i këtij koncerti, pra që të bëhet shkëmbimi i kulturave mes katër vendeve.

Johan Muka:

Ky nuk është vetëm një pasqyrim i axhendës së kulturës shqiptrare, por shërben edhe si një kanal tejçimi mesazhesh pro integrimit europian të Shqipërisë, një objektiv strategjik i vendeve, jo vetëm i Shqipërisë, vendit ku po realizohet ky projekt që shpresoj të bëhet edhe në vende të tjera jashtë Tiranës, por edhe në vendet e tjera pjesëmarrëse Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi.

Ata janë të bindur se është pikerisht rinia ajo që mund të sjellë ndryshimin dhe mund ti cojë këto vende drejt familjes europiane..

Denita Denushaj:

Unë mendoj pikërisht që studentët janë ata që mund ta çojnë vendin tonë, po ashtu edhe Shqipërinë, drejt Bashkimit Europian.

Johan Muka: 

Historia ka treguar që studentët sjellin ndryshimin kjo është arsyeja që ne jemi tani,  studentë dhe kemi momentin më të duhur për të bërë diçka.

“Fqinjët ”është një format artistik i krijuar nga ABC Tirana Club, të cilin organizatorët dëshirojnë që ta zhvendosin edhe në qytete të tjera të Shqipërisë si edhe në vendet fqinje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy