Byzylyku anti-Covid arrin në Itali dhe një fabrikë në Brescia do të jetë kompania e parë që do ta adoptojë atë, për të testuar dobinë e saj duke ja dhënë ta vendosin120 punëtorë. "Gefran of Provaglio d’Iseo" ka vendosur të veprojë si hapës pista për një pajisje inteligjente që mund të ndihmojë shumë, duke pasur parasysh që tregon se distanca minimale e sigurisë është tejkaluar.
Distancimi shoqëror është baza e rregullave anti-koronavirus. Sidoqoftë, të gjithë jo gjithmonë e respektojnë atë, ndonjëherë pa vetëdije, ose nuk llogaritet fiks distanca.
Për të siguruar distancën e saktë midis një personi dhe një tjetri, byzylyku lëshon një tingull kur e keni dikë shumë afër.
Nga muaji qershor kjo pajisje do të testohet tek disa punëtorë të fabrikës Gefran, pas 3 javësh, do ta përdorin të gjithë punonjësit që në total janë 670.
Ky byrzylyk është modeli i Afërsisë Smart i zhvilluar nga Engineering, i cili tashmë ka marrë ok nga sindikatat.
Intimiteti është i siguruar, duke mos pasur treguesin e vendndodhjes dhe për këtë arsye nuk memorizon adresën e atyre që e kanë në dore.
Të pajisura me një sensor në lidhje me rrjetin ëi-fi të fabrikës, të dhënat e ruajtura nga byzylyku anti Covid dërgohen në serverin e kompanisë. Në këtë mënyrë, punëtorët mund të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të sigurt, pa ankthin nëse nuk e dinë kur janë shumë afër dhe, për më tepër, nëse njëri prej tyre dëshmon pozitiv ndaj sëmundjes, do të jetë më e lehtë të gjurmoni kontaktet e tij.
Në SHBA, një pajisje e tillë quhet Immunotouch. Gjithashtu në këtë rast bëhet fjalë për një byzylyk dore të zgjuar, por shërben për të paralajmëruar mbajtësin që mos ta prekë fytyrën me duar, në mënyrë që të mbrohet.



