
Blegtorët në qarkun Gjirokastër dhe Vlorë, u mblodhën këtë të hënë në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, në shenjë proteste për uljen e çmimit të qumështit nga fabrikat përpunuese. Ata kërkojnë ndërhyrjen e ministrisë së bujqësisë, ndërsa paralajmëruan te tjera protesta.



