Të ekzekutuarit në Mirditë i bënë pritë, gjenden 18 gëzhoja/ Në mars iu vendos eksploziv

Të ekzekutuarit në Mirditë i bënë pritë, gjenden 18 gëzhoja/ Në mars iu vendos eksploziv

Mësohen detaje të reja lidhur me krimin e ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Mirditës, ku u ekzekutua me breshëri të shtënash 45-vjeçari Valter Lleshi.

 

Gazetari Juli Simoni, raportoi për “MCN Live” se 45-vjeçari ishte punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç dhe ishte duke shkuar në punë në momentin që iu bë pritë dhe u hap zjarr drejt tij.

 

Krimi ndodhi rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, në aksin rrugor Reps-Spaç, ku u gjet automjet, i vrarë me armë zjarri, Valter Lleshi, rreth 45 vjeç. 

 

Viktima po shkonte në punë me një automjet fuoristradë “Toyota”. Ai është gjetur i vrarë nga një tjetër punonjës i kompanisë, i cili gjithashtu po shkonte në punë. 

 

Lleshi është qëlluar me breshëri plumbash, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 18 gëzhoja, ndërsa autorët i kishin bërë pritë. 

 

Mësohet se viktima është babai i dy fëmijëve. Ai po shkonte pranë kompanisë së bazaltit ku punonte, kur u qëllua me breshëri plumbash. Zona malore dhe mungesa e kamerave të sigurisë vështirëson zbardhjen e ngjarjes. 

 

Ndërkohë rreth muajit mars i është vendosur lëndë plasëse kamionit me të cilin lëvizte dhe punonte në kompaninë e bazaltit. Ai ka thënë në polici se nuk kishte konflikte dhe se sulmi mund të kishte lidhje me kompaninë ku punonte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy