Gra që protestuan për të drejtat e tyre (FOTO)

Gra që protestuan për të drejtat e tyre (FOTO)

Gratë e abuzuara. Gratë që njohin dhunën, qoftë fizike apo morale. Gratë që luftojnë një armik, shpesh të padukshëm. Gra të guximshme që dalin në rrugë dhe luftojnë për të bërë vetë drejtësi ose bashkë me të gjitha gratë e tjera.

Gra të forta, besnike të bindjeve të tyre, të cilët me shikimin e tyre kanë përulur këdo që i ka gjykuar ose përbuzur ato. Sepse grave u është dashur të bëjnë shumë beteja, duke filluar nga e drejta për të votuar, kundër dhunës seksuale etj.

Danuta Danielsson godet një neo-nazist.

Një grua ulet para policisë e bllokon rrugën, për të mbrojtur protestuesit gjatë protestës antiqeveritare në Seul, Koreja e Jugut, 24 Prill 2015.

Zakia Belkhiri bën një selfie në një demonstratë antimyslimane në Antwerp, Belgjikë 2016.

Kathrine Switchzer ishte gruaja e parë që drejtoi Maratonën e Bostonit. Kur organizatori Jock Semple kuptoi që një grua po merrte pjesë, ai u përpoq ta ndalonte atë, 1967.

Një pacifiste e re, Jane Rose Kasmir, vendos një lule në bajonetën e një roje në Pentagon gjatë një proteste kundër Luftës së Vietnamit, 21 tetor 1967.

Maria-Teresa "Tess" Asplund kundërshton demonstruesit nazistë në Borlänge, Suedi, 1 maj 2015.

Një vajzë i lutet një oficeri të mos përdorë forcë kundër protestuesve. Bullgari, nëntor 2013.

Një grua e re amerikane proteston për të drejtat e grave jashtë selisë së Komisionit Federal të Tregtisë, ndërsa oficerët e policisë vëzhgojnë, gjatë inaugurimit presidencial të Richard Nixon, Ëashington, DC, 18-21 Janar 1969.

Një grua vallëzon para policisë së trazirave gjatë një demonstrimi në rajonin Kadikoy të Stambollit kundër dëbimit të një ndërtese të okupuar ilegalisht, 9 dhjetor 2014.

Saffiyah Khan buzëqesh sfiduese në një protestues nga Liga e Mbrojtjes Angleze, një grup i ekstremit të djathtë, në Birmingham. Fotografia është bërë pasi gruaja doli përpara për të mbrojtur një grua tjetër të rrethuar nga 25 burra, pasi kjo e fundit u kishte thënë atyre se ishin islamofobë.

Gratë polake demonstrojnë se ushqyerja me gji nuk është një veprim i turpshëm në Metro të Varshavës, si reagim ndaj ndalimit të vendosur nga autoritetet e qytetit për një projekt arti, portrete të nënave që ushqejnë me gji, 15 qershor 2011.

Feministet djegin disa postera zgjedhjesh gjatë një demonstrimi në favor të votimit të grave. Paris, Francë, 12 maj 1935.

Një grua përballet me ujin në Turqi, 2013.

Gratë me maska protestojnë kundër dhunës me bazë gjinore gjatë një demonstrate në Madrid për ditën ndërkombëtare kundër dhunës me bazë gjinore, 25 nëntor 2015.

Protestueset heqin gjimbajtëset e tyre gjatë një proteste para një dyqani në San Francisko.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy