UNHCR: Mbi 800 000 sudanezë mund të largohen nga vendi

UNHCR: Mbi 800 000 sudanezë mund të largohen nga vendi

"Më shumë se 800 000 njerëz" mund të largohen nga Sudani, ku lufta civile vijon.

Kështu deklaroi Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi.

"Le të shpresojmë që të mos arrihet deri në një pikë të tillë, - shkroi Grandi në Tëitter - por nëse dhuna nuk ndalet, do të shohim më shumë njerëz të detyruar të ikin nga Sudani në kërkim të sigurisë".

Gjeneralët e palëve ndërluftuese të Sudanit kanë rënë dakord të dërgojnë përfaqësuesit e tyre për negociata, ndoshta në Arabinë Saudite, tha sot zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara në vend Volker Perthes, megjithëse në kryeqytetin Khartoum, ushtria dhe rebelët vazhduan të bombardojnë pavarësisht zgjatjes së armëpushimit.

Nëse bisedimet zhvillohen, ato do të përqendrohen në vendosjen e një armëpushimi "të qëndrueshëm dhe të besueshëm" të monitoruar nga vëzhguesit kombëtarë dhe ndërkombëtarë, tha Perthes, por paralajmëroi se kishte ende vështirësi në negociata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy