
Administrata e Trumpit është e gatshme të dëbojë miliona emigrantë që hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara me një operacion që do të fillojë javën e ardhshme. Njoftimin e bëri vetë presidenti amerikan në rrjetin social Twitter, disa orë pas fillimit të fushatës së tij zgjedhore për rizgjedhje, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Policia federale që lufton kundër emigracionit të paligjshëm, do të fillojë të refuzojë imigrantët e paligjshëm sapo të hyjnë në vend dhe kriza në kufi do të përfundojë së shpejti shkruan Trump.



