“Gërdeci”/ Matlija: Pas 18 vitesh, drejtësia e re ka detyrë zbardhjen e dosjes

“Gërdeci”/ Matlija: Pas 18 vitesh, drejtësia e re ka detyrë zbardhjen e dosjes

Avokati Dorian Matlija i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi mbi dosjen e Gërdecit dhe sfidat e drejtësisë për të hetuar këtë çështje pas 18 vitesh.

 

Ai shpjegoi rëndësinë e zbardhjes së elementeve të dosjes që mund të dalin gjatë rrugës.

 

Drejtësia e re ka për detyrë që dosjen e vjetër të Gërdecit ta marrë sa i përket elementëve të tjerë që mund të zbulojë rrugës pas kaq kohës, pas 18 vitesh. Nuk mund të jetë gjyq politik kur akuza është për faktin që mund të kesh shmangur në kushtet kur u njoftua se nuk duhet të bëhej pranë banesave. Pse baruti nuk u asgjësua asnjëherë, kush nuk e dha urdhrin, sepse synimi ishte që të përfitoje nga kjo mundësi.

Ai shtoi se gjyqi kërkon përgjigje konkrete dhe nuk mund të zhvillohet përmes diskutimeve mediatike.

Gjyqin se bëjmë dot në TV, por janë detajet që flasin për gjëra konkrete. Mediu mund të dalë i pafajshëm, por gjyqi është diçka konkrete dhe kërkon përgjigje konkrete. Nuk është e pamundur, por përmes gjurmimit mund të ndodhë, por duhet të kemi parasysh se është e vështirë.

Përsa i përket rolit të figurave të tjera në dosje, Matlija theksoi se, “Vetë Shkëlzen Berisha nuk është i akuzuar vetë në këtë çështje të Gërdecit. Dosja është ndarë në një fraksion që ka shkuar në gjyq, ajo e Mediut, dhe tjetra është në SPAK. 

 

Shkëlzen Berisha ka pjesën e vet në dosje ku janë telefonata etj., që padyshim mbetet për t’u sqaruar, por nuk dimë më shumë sepse është sekret i hetimit. Drejtësia nuk ka thënë akoma gjë, por hetimi mund të marrë kohë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy