Mediat greke kanë zbardhur detaje nga arrestimi i Bledar Jambellit dhe Kristaq Lecit, që u vunë dje në pranga. Ata ishin shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për vrasjen e oficerit Artan Cuku.
Policia greke i arrestoi mbi konfliktin për larje hesapesh mes dy bandave shqiptare, ku u plagosen me armë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta.
Në banesën e Jambellit u gjet dhe sekuestrua një pistoletë me silenciator dhe karikator, 132 fishekë, 3 karikatorë, pistolete, 2 thika, sëpatë, pajisja e interferencës së sinjalit elektronik (bllokues GPS), detektor i pajisjes elektronike, jelek antiplumb, dioptri me armë të gjata, 2 wireless portative, tabletë, 6 celularë,3 pako lidhje telefonike, mjeti në pronësi të tij, i cili është përdorur për kryerjen e veprimeve të mësipërme, shuma prej 10.750 euro.



