Studentët në SHBA prej ditësh kanë nisur harbimin e madh, në plazhet e Miamit dhe Meksikës.
Kjo periudhë është nisja e pushimeve të pranverës për studentët dhe ata nuk përmbahen me festat e tyre. Festa që shoqërohen me shumë alkool, drogë, kërcime dhe seks në publik.
Kërcime erotike në sy të prindërve të shoqëruar me fëmijët e tyre, konsumimi i hashashit dhe humbja e ndjenjave për shkak të alkoolit të tepërt, u kthyen në një pamje normale për plazhin më të njohur në SHBA këtë fundjavë që lamë pas dhe të hënën.
"Daily Mail" raporton, edhe pse efektivët e policisë ishin pak metra më tutje kjo nuk i ka ndaluar shpërndarësit e drogës që të dalin haptazi për t’iu “shërbyer” të rinjve amerikanë.



