Shehu: Duhet rritje në shërbimet e ndërhyrjes së hershme për fëmijët me sindromën Down (VIDEO)

Shehu: Duhet rritje në shërbimet e ndërhyrjes së hershme për fëmijët me sindromën Down (VIDEO)

Flavia Shehu, drejtore e qendrës “PRO PAK”, në ditën botërore të sindromës Down, thotë se kjo ditë ka të bëjë me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Duke folur për MCN Live, ajo deklaroi se është bërë një lloj progresi, në situatën si gjendemi sot në raport me sindromën Down.

Nuk jemi ende në stadin e të kuptuarit dhe të empatisë ndaj këtyre personave. Familjet kanë investuar në edukimin e tyre. Si institucione kemi shumë gjëra që lënë për të dëshiruar, nëse iu referohemi shërbimeve qysh në moshë të hershme, janë të cunguara. Ka nevojë për rritje në shërbime të ndërhyrjes së hershme, jo vetëm në shkolla. Shërbimet për sindromën Down, duhet të fillojnë që nga mosha 4 muajshe, në mënyrë që të përgatiten për në shkolla. Këmbëngulim vazhdimisht që shërbimet për ndërhyrjen e hershme të standardizohen. Në sistemin parashkollor kemi shumë mungesa, për kopshtin dhe klasën parashkollore, pasi mësuesit ndihmës janë të fokusuar në arsimin bazë, apo mungojnë. Sipas një raporti të fundit të MAS, thuhet se për vitin 2020-2021, raporti mësues-fëmijë me sindromën Down është 3.7. Problem tjetër është bumi i lartë i nxënësve në klasa, ku nuk jepet vëmendja e duhur.

Lidhur me bullizimin ndaj kësaj kategorie, ajo shtoi se në përditshmëri vihet re një ndryshim shumë i madh, duke nënvizuar se njerëzit janë bërë më mendje hapur.

Por Shehu nënvizoi nevojën për më shumë edukim, sidomos tek brezat e rinj, pasi tha ajo fëmijët janë gjithëpranues.

Ndonjëherë duhen edukuar shumë familjet, për ti mësuar fëmijët të përqasin diversitetit. Ajo që ne kemi kërkuar në vijimësi me pushtetin qendror, është subvencionimi i qendrave të shërbimeve. Kemi një numër të ulët që ofrohet nga institucionet publike. Duhet të gjenden mekanizmat për të mbështetur qendrat e shërbimeve.

Shehu bëri të ditur, se një në 1000 lindje të gjalla është me sindromën Down.

Ajo shtoi se në qytetet e vogla shërbimi thuajse nuk ekziston dhe prindërit nuk e kanë informacionin se duhet ti çojnë fëmijët në qendra shërbimesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy