
22 miliardë lekë më shumë janë mbledhur gjashtë mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për ekspertët, këto shifra nuk janë të kënaqshme, pasi në sezon turistik, kontributi kryesor është dhënë nga sektorët e energjisë dhe ndërtimit, ndërsa, sipas tyre shifrat e turizmit mbahen të fshehta.



