Zanatet e vjetra, drejt zhdukjes/ Zdrukthëtari: Shteti të mbështesë të rinjtë, të mos largohen

Zanatet e vjetra, drejt zhdukjes/ Zdrukthëtari: Shteti të mbështesë të rinjtë, të mos largohen

Jozif Muça nga qyteti i Elbasanit edhe pse në moshën 83 vjeçare nuk heq dorë nga pasioni i tij që ka për punën artizanale. Plotë 70 vjet të jetës së tij, Josifi ia ka dedikuar zanatit të zdrukthtarit.

Në ditët e para të vitit vijon me pasion të punoj në punishten e tij modeste në një lagje periferike të qytetit. Prodhon punime druri, ku më të zakonshmet janë lugët, okllait, bastunet etj.

Drupal Ad

Artizani i vjetër thotë se vijon të punojë pasi puna për të është jetë dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë prej saj deri sa të mbyllë sytë.

Teksa pjesa më e madhe e të rinjve kanë zgjedhur të largohen nga vendi i tyre zanatet e tilla siç është edhe ky i artizantit po shkojnë drejt zhdukjes.

83-vjecari me keqardhje thotë se duhet më shumë angazhim për këta të rinj të cilët mos ta braktisin vendin e tyre, por nuk harron të theksojë dhe mbështetjen që ata duhet të kenë nga strukturat shtetërore.

Me karrocën e tij të dorës Jozifi edhe i tregton vetë prodhimet e tij të cilat i transporton ato në rrugicat e qytetit. Madje ai ka gjetur dhe një rrugë tjetër ku mund të ekspozojë punën e tij, ai çdo ditë gjendet në panairin e organizuar në Elbasan, ku ai thotë se i ekspozon me krenari punimet e drurit të punuara me dashuri nga duart e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy