Një tragjedi ajrore me dhjetëra viktima është regjistruar në Uashington si pasojë e përplasjes së një avioni me 64 persona në bord dhe një helikopteri ushtarak në të cilin ndodheshin tre vetë.
Nga përplasja mbi lumin Potomac autoritetet dyshojnë të ketë ndonjë të mbijetuar teksa bëhet e ditur se 28 trupa të pajetë janë nxjerrë nga uji bilanci i cili pritet të ndryshojë në vijim pasi ekipet e shpëtimit nuk kanë ndaluar për asnjë moment kërkimet.
Administrata Federale e Aviacionit bëri të ditur se përplasja e avionit American Airlines me dhjetëra pasagjerë dhe helikopterit të ushtrisë amerikane ndodhi rreth orës 21 të së mërkurës me orën lokale.
Avioni në fjalë ishte nisur nga Kemsasi ndërkohë që Pentagoni bëri të ditur se helikopteri i tipit Sikorsky H-60, ishte nisur nga Virxhinia dhe në të ndodheshin 3 ushtarë.
Pre presidentin Trump përplasja e avionit në ajër "Duhej të ishte parandaluar" teksa përmes një reagimi në mediat sociale e cilësoi ngjarjen një tragjedi.
Aeroplani ishte në një linjë të përsosur pranë aeroportit. Helikopteri po shkonte drejt aeroplanit, ndërkohë që dritat në aeroplan po flakëronin, pse helikopteri nuk u ngjit, as u ul, as nuk u kthye? Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend, që të pyeste nëse e panë aeroplanin? Kjo është një situatë e keqe që duhej paranduar.
Në audion e transmetuar, një kontrollor i trafikut ajror dëgjohet duke pyetur operatorin e helikopterit nëse ai mund ta shohë avionin e pasagjerëve.
PAT 2-5 e shihni CRJ përballë jush? PAT 2-5 kaloni pas CRJ! Nuk e di nëse e keni kuptuar më herët atë që ndodhi, por pati një përplasje. Ne do të mbyllim operacionet për një kohë të pacaktuar. Ju sugjeroj të koordinoheni me kompaninë. Më tregoni se çfarë doni të bëni.
Përplasja do të hetohet nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit një agjenci e pavarur hetimore e qeverisë amerikane, përgjegjëse për hetimin e aksidenteve të transportit civil.
Kjo ngjarje mbi lumin Potomac është cilësuar si fatkeqësia më e rëndë ajrore e aviacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas asaj të nëntorit të vitit 2001 kur një avion i American Airlines u rrëzua në Nju Jork, dhe ku mbetën të vrarë 260 personat që ndodheshin në bord.



