“Eurovision Song Contest” do të mbahet këtë vit në Torino të Italisë ku vendi ynë do të përfaqësohet nga këngëtarja Ronela Hajati dhe kënga e saj titulluar “Sekret”. Pak ditë më parë u publikua videoklipi përfaqësues I kësaj kënge, një video me motive orientale e realizuar në kalanë e Gjirokastrës.
Ndërsa një ditë më parë Ronela ka performuar këngën tonë përfaqësuese në festivalin “Selektiei Nacional” në Rumani, ku ka dalë të rrëmbejë duartrokitjet e publikut.
Një tjetër këngëtare e cila ja doli të elektrizonte sallën me performancën e saj në këtë festival ishte edhe këngëtarja ukrainase Jamala. Ajo performoi këngën fituese të “Eurovision Song Contest” në vitin 2016, të titulluar 1944. Një këngë tematika e të cilës sot është më aktuale se kurrë pasi sjell në vëmendje kujtimet e luftës së dytë botërore dhe aneksimin e Krimesë.
Për herë të parë as largimit nga vendi I saj Ukraina pas sulmit Rus, Jamala ka performuar e përlotur me flamurin e Ukrainës në duar.



