Pas dështimit të negociatave për caktimin e një date tjetër të zgjedhjeve opozita ka marrë vendim që të qëndrojë në çadër dhe të vijojë protestat.
Kryetari i PD Lulzim Basha Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Bashës me aleatët.
Mësohet se Basha u ka thënë aleatëve se Rama nuk pranon që t’i shtyjë zgjedhjet dhe se ai ka caktuar vetëm 18 qershorin si datë të panegociueshme.
Në këto kushte, opozita duket se do të vijojë protestën dhe nuk do të ketë marrëveshje me qeverinë.
Pas dy ditësh, opozita bën 90 ditë nga ngritja e çadrës para kryeministrisë.



