
Protesta e thirrur për ditën e hënë lidhur me kërkesën për shkarkimin e ministrave të qeverisë Rama, për deputetin e PD-së, Luan Baçi, vjen pas vrasjes së 7-vjeçares dhe pasigurinë në plazhet shqiptare.
Përmes skype për edicionin e lajmeve në MCN tv, Baçi, thotë se pa kërkesën e shoqërisë civile, ata duhet të ishin dorëhequr vet, ndërkohe që pas kësaj tragjedie, qeveria duhet të kishte një dorëheqje në bllok.
Është protestë e thirrur nga qytetarët, që ka si shkas vrasjen makabre të bërë nga shteti, nga neglizhenca dhe papërgjegjshmëria e këtij shteti, te vogëlushes që rrinte ne breg të detit.
Protesta do të jetë qytetare, gjithsecili e ka detyrim qytetarë që të jetë nesër aty, dhe të jetë një protestë akoma më e madhe se ajo e para ca ditësh.
Sa për kërkesën e qytetarëve për dorëheqjen e ministrave përgjegjës unë do të thoja se kjo nuk do të mjaftonte. Këtu duhet një dorëheqje në bllok e qeverisë të dorëhiqet, duhet kryeministri të dorëhiqet.
Nuk ka shërim, nuk ka zgjidhje në Shqipëri edhe me dorëheqjen e një, dy apo tre ministrave, gjë që duhej të ndodhte pa kërkesën e shoqërisë civile. Duhet të ishte një përgjegjshmëri politike, për të lehtësuar sadopak dhimbjen e asaj familje, dhe për te kuptuar qytetarët shqiptar se kjo qeveri është e përgjegjshme, se ka ministra te përgjegjshëm që pa ua kërkuar dorëheqjen, duhet vete të largohen, por edhe të policisë.
Parë nga ky këndvështrim, unë nuk pres nesër ndonjë surprizë, sepse kjo është një qeveri arrogante, qeveri e cila kanë ndodhur tragjedi të shumta, e skandaleve më të mëdha dhe absolutisht përgjegjshmëria është zero.
Deputeti Baçi, thotë se nuk duhet politizuar protesta e nesërme, sepse për tragjedi të tilla, të gjithë duhet të bashkohemi si qytetarë.
Sipas tij, ndonjëherë vet politika është shkaktare e shqetësimeve të ndryshme të qytetarëve.
Në protestë nuk jemi si politikanë, por si qytetarë që kërkon të drejtat tona, mendoj se nuk është politizim, nëse do ta quajmë politizim, atëherë do ët thotë se ne duhet të jemi jashtë vendimmarrjeve, jashtë pjesëmarrjeve.
Por mos të harrojmë që është politika që shkakton të gjitha këto probleme të qytetarëve shqiptarë, edhe ne ndoshta me veprimet dhe mosveprimet tona, shkaktojmë këto shqetësime të qytetarëve, dhe duke qenë si të tillë, atëherë politika duhet të jetë pjesë e protestës.



