Berisha mbërrin në selinë e PD: Ne jemi për protestë paqësore, Basha të hapë dyert

Berisha mbërrin në selinë e PD: Ne jemi për protestë paqësore, Basha të hapë dyert

Sali Berisha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, aty ku janë mbledhur mbështetësit e thirru nga vetë ai në të ashtuquajturën “protestë paqësore”.

Ish-kryetari i PD-së ka kërkuar nga mbështetesit e tij të vetëpërmbahen dhe të shmangin aktet e dhunës, për të përmbushur qëllimin e kësaj proteste.

Berisha poashtu theksoi se këtu “nuk ka njeri të drejtë t’u mbylli derën e shtëpisë”.

“Protesta është dhe do të mbetet protestë paqësore. Ftoj të gjithë protestuesit, demokrate dhe demokratë që sot do të ndërrojnë bunkerin e Peng Bashës në shtëpinë e lirisë”, deklaroi ai për mediat.

‘Nëse zoti Basha nuk do të ishte peng Basha, nuk do të mund të qëndronte katër herë humbës kryetar PD. Ne jemi për një lëvizje paqësore. I them Bashës të hapë dyert, ky është apeli, shtëpia është e demokratëve dhe jo e pengjeve.

Është thjesht një akt për të marrë peng zonjën Alibeaj që të votojë siç do Edi Rama. Është një akt që të votojë sipas oreksit të Edi Ramës. Unë kam negociuar me anëtarë të PD. Zoti Basha vazhdon në fantazinë e tij, nuk ka asnjë autoritet. Edhe njëherë kjo është një lëvizje thellësisht paqësore, incidentin nuk e kam parë, por unë jam kundër incidenteve’, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy