Bordi i Paqes/ Çeno: Frut i një lobimi 3-mujor. Domi: Do na kushtojë 1 miliard dollarë (VIDEO)

Bordi i Paqes/ Çeno: Frut i një lobimi 3-mujor. Domi: Do na kushtojë 1 miliard dollarë (VIDEO)

Enri Çeno, sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD, dhe Ruel Domi, politolog, diskutuan në studion e MCN Informacion ftesën e presidentit Trump për Shqipërinë në bordin e paqes për rindërtimin e Gazës. 

 

Ata thanë se ky anëtarësim ka mundësi të jetë finalizimi i një lobimi, por ndërkohë për shkak të kostos së lartë duhej të ishte konsultuar  

 

Enri Çeno

 

Është një bord që do ketë funksion këshillues për marrëdhëniet e paqes. 

 

Nuk është bërë ende publik statuti dhe kontrata. Pati disa media ndërkombëtare, nga NYT, BBC e shumë të tjera, që çdo vend anëtar i këtij bordi duhet të paguajë. Kjo është tipikisht ajo sesi operon presidenti amerikan.

 

Me informacionet që kam, ka një lobim prej më shumë se 3 muajsh që kryeministri ka bërë edhe për shkak të perceptimit të krijuar se ai nuk e ka më mbështetjen e Amerikës. Ai ka qenë duke lobuar përmes personave si kryeministri britanik.

 

Kryeministri nuk duhej të ishte nxituar. Duhet një analizë gjeopolitike mirëfilltë. SHBA duke rritur presionin më shumë kërkojnë njëfarë imponimi sesa krijim të institucioneve.  

 

Ruel Domi 

 

Do paguhen 1 miliard dollarë për anëtarësimin. Së pari duhet bërë një referendum, ne jemi demokraci. Kur bëhet fjalë për anëtarësimin në organizata kaq të rëndësishme, do të duhej të kishim një konsultim publik. Edhe vendet e vogla që nuk kanë fuqi ushtarake dhe ekonomike, pranohen për shkak të pozicionimit strategjik të Shqipërisë. 

 

Nëse ky është rendi i ri botëror, kjo është një botë jo e mirë. Mund ta quajmë multipolare. Për Shqipërinë nuk është gjë e mirë sepse është vend me brekë nëpër këmbë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy