Presidenti amerikan Biden sapo ka mbërritur në Izrael për një takim me kryeministrin izraelit Netanyahu.
Më herët u bë me dije se një takim i planifikuar me liderët arabë tashmë është anuluar.
Vizita e Biden në Izrael vjen një ditë pas sulmit të rëndë në një spital në Gaza, ku kanë humbur jetën mbi 500 persona.
Qendra e Tel Avivit është e mbyllur.
Qindra forca të armatosura izraelite të sigurisë janë përballë barrikadave duke formuar një unazë rreth vendit ku Presidenti Biden do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.



