Kosovë, mes viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës edhe 36 burra

Kosovë, mes viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës edhe 36 burra

Jo vetëm gratë janë bërë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Mes 1000 personave që kanë fituar statusin e viktimave të kësaj dhune, 36 janë burra.

Kryetarja e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, Minire Begaj-Balaj, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se për tri vjet janë pranuar 1 564 aplikime.

Sipas saj, numri real është shumë më i madh se kaq, por shumë prej të abuzuarve zgjedhin të heshtin.

Tashmë që Komisioni, brenda kompetencave, shqyrton aplikacionet dhe dokumentet e nevojshme, ne kemi një përgjegjësi që të gjithë ata që aplikojnë për të fituar statusin "viktimë e dhunës seksuale", ne t’i trajtojmë lëndët. Ndërsa çështja e asaj që sa kemi raste të dhunës seksuale, ne kurrë nuk do ta dimë. Kjo për arsye se ka gra, burra ose djem e vajza që kanë mbyllur historinë dhe kanë vazhduar jetën dhe nuk duan që t'i kthehen kësaj traume. Ka edhe prej atyre që po vdesin. Ka raste që ndoshta edhe për një situatë tjetër, për problemet që i kanë, për një stigmë që e kanë ende, dhe të jemi të sinqertë se prej këtyre viteve që ne po punojmë, kemi kuptuar që ka ende gra që janë ndaluar që të lëvizin e të vijnë në Komision. E kanë problem të vijnë ta marrin edhe pensionin, e kanë problem edhe të vijnë t'iu nënshtrohen intervistave. Kjo për shkak të mentalitetit, patriarkalizmit, stigmës që ekziston në familje, qoftë prej burrit, qoftë prej anëtarëve të tjerë të familjes. Dhe ndoshta këtu nuk kemi mundësi të dimë sa kanë pasur e sa kanë përjetuar dhunë seksuale”, thotë ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy