Personi në foto siguaruar nga MCN është Ilir Thana, i cili akuzohet nga Prokuroria e Tiranës se i shkaktoi shtetit një dëm prej 1.2 milionë Eurosh, duke përfituar kompensim për një pronë që ishte trajtuar njëherë me dëmshpërblim.
Për të vënë në jetë këtë skemë, Thana tashmë i arrestuar, përfshiu përmbaruesin gjyqësor, Alban Ruli i cili mori përsipër të plotësojë dokumentacionin për rivlerësimin e pronës prej 187 m.
Emri i tij është ndër më të lakuarit ditët e fundit, pasi procedurat e kompensimit çuan në pranga edhe Sekretarin e Përgjithshëm, Arlind Gjokutaj, Drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse, Fatmir Hoxha dhe përmbaruesin Ruli.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, dy ish-zyrtarët kanë dhënë dritën jeshile për kompesimin e Thanës ndonëse prona e këtij të fundit ishte trajtuar njëherë me dëmshpërblim në vitin 2015.
Megjithëse ishte në dijeni, sekretari i përgjithshëm Gjokutaj bashkë me drejtorin e çështjeve ligjore Fatmir Hoxhaj kanë vijuar me pranimin e praktikës dhe në muajin tetor, konkretisht më datë 11 është derdhur fillimisht shuma monetare prej 250 milion lekësh të vjetra, në llogarinë e motrës së Ilir Thanës. Në total, kaluan rreth 480 milionë lekë.
2 zyrtarët e Ministrisë së Financave u lanë në burg nga gjykata bashkë me përmbaruesin Alban Ruli ndërsa mësohet se Sekretarii i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, dhe Drejtorit Juridik Fatmir Hoxhaj kanë kërkuar në apel heqjen e arrestit.



