Evazioni në ndërtim, Tomorri: Rama bën teatër, pse nuk e ka luftuar në kaq vite (VIDEO)

Evazioni në ndërtim, Tomorri: Rama bën teatër, pse nuk e ka luftuar në kaq vite (VIDEO)

Ndërtuesit i kërkuan sot kryeministrit rishikim të çmimit të referencës, por dhe taksës së strehimin social, me argumentimin se nuk po e përballojnë financiarisht, gjë që u kundërshtua nga kreu i qeverisë.

Gazetari Klodian Tomorri tha në studion e lajmeve se një gjë e tillë do të ndikonte direkt te qytetarët.  

Rritja e taksave mund të ketë pasoja në rënien e kërkesës. Ndërtuesit nuk do të fitojnë aq shumë saç fitojnë. Të gjitha kostot që përfshihen në çmimin fundor dhe paguhen nga qytetarët.

Ato 400 milionë euro shtesë që qeveria po rrit, në finale do të paguhen nga qytetarët. Risku është që nuk do shiten më shumë. Por për këtë kam rezerva për një treg si Shqipëria, ku ka një uri të madhe për apartamente. Në këtë pikëpamje e sotmja ishte një teatër.

Duke u ndalur te deklarata e kryeministrit Rama për evazion në sektorin e ndërtimit, Tomorri tha se kjo është detyrë e qeverisë.  

Kujt i kërkon Rama llogari për evazionin në sektorin e ndërtimit. A është qeveria ajo që duhet ta luftojë. Të bërtasësh pas 10 viteve në qeveri dhe të akuzosh ndërtuesit. Ka evazion dhe ne e dimë këtë. Nëse ne vazhdojmë me këtë histori, ne mund të kemi një kryeministër që në çdo rast e kërkon fajin diku tjetër.

Sipas Tomorrit ka mungesë të theksuar transparence në lidhje me mbledhjen dhe menaxhimin e taksës së strehimit social.

Nëse ndërtohet një kullë në qendër, 3% aty vlen shumë dhe ndërtuesit kërkojnë që atë 3% ta paguajnë blerësit. Taksa e strehimit social është vendosur para 3 vitesh. Ka pasur mungesë transparence mbi mënyrën si është mbledhur kjo taksë. Ajo që vlen të theksohet është se duhet më shumë transparencë me atë që ka ndodhur. Askush nuk e di sa është mbledhur nga kjo taksë, në çfarë forme është mbledhur dhe si janë përdorur këto sipërfaqe. Taksën 3% e mbledhin njësitë vendore. Në këtë rast është Bashkia e Tiranës.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy