Përmbytjet/ Mziu: Katastrofë natyrore e stimuluar nga qeveria me hapjen e digës! Vdekjet mund të parandaloheshin (VIDEO)

Përmbytjet/ Mziu: Katastrofë natyrore e stimuluar nga qeveria me hapjen e digës! Vdekjet mund të parandaloheshin (VIDEO)

Deputeti i PD Xhelal Mziu deklaroi në MCN Live se problemet me përmbytjet në Shkodër nuk erdhën vetëm nga shirat, por edhe nga hapja e digës.

Mziu tha se kemi të bëjmë me një katastrofë natyrore të stimuluar nga qeveria, që ble energji me çmim disa herë më të lart nga ai i shitjes.

Situata në Shkodër është shumë e dhimbshme, nuk është se nuk është përjetuar ndonjëherë, por vdekja e dy personave është shumë tragjike. Si menaxhimi i situatës dhe vdekjet mund të parandaloheshin. Makina u mor nga uji sepse ai është një lumë që në shumicën e kohës s’ka ujë, por kur ka reshje shiu është e pakalueshme. Ka humbje kolosale në gjithë Shkodrës. Problemet që janë shkaktuar nuk vijnë vetëm nga shiu, por vijnë nga hapja e digës së liqenit duke shkaktuar problematika të jashtëzakonshme. Nuk dihet që s’do kishte reshje. Meqenëse ministrja e dinte që do kishte shi, kanë ndodhur shumë gjëra që janë në kontrovers të deklaratave të saj. Janë blerë 9,7 milionë euro energji në 6 ditë. Çmimi është marrë shumë më lart se bursa në Evropa. E treta nuk është punuar me kapacitet të plotë të tre hidrocentraleve në kaskadën e Drinit. S’do kishte nevojë të blinim energji. Do kishte ulje të nivelit të hidrocentraleve dhe për pasojë s’do kishim këtë përmbytje. Është katastrofë natyrore, por e stimuluar nga neglizhenca e qeverisë, që është prirur më shumë për të blerë energji se sa për të menaxhuar”.

Ndërsa konfiskimin e 15 pallateve pa leje, Mziu e sheh si një lajm të shpikur për sfumuar kryelajmin e përmbytjeve në Shkodër.

Ndoshta sa herë ka pështjellim qeveria, shpik një lajm tjetër. Shkodra besoj duhet të ishte kryelajmi. Besoj ka pasur kohë mjaftueshëm 10 vjet kryeministri për ndërtime pa leje. Humbja e dy jetëve në Shkodër është e dhimbshme, nëse qeveria do kishte pasur vëmendjen e duhur, do ishte shmangur. Ato 15 objekte janë një milingonë në totalin e ndërtimeve pa leje. Të diskutosh sot ndërtimet pa leje në vitin 2022 është absurde. Ka njerëz që shkojnë në burg për kotecin e pulës ndërkohë që kemi gradaçela në mes të Tiranës”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy