Kërkesa për transferimin e dy të dënuarve në Kosovë/ Meksi: Ministria e Drejtësisë ka tre muaj që s’përgjigjet!

Kërkesa për transferimin e dy të dënuarve në Kosovë/ Meksi: Ministria e Drejtësisë ka tre muaj që s’përgjigjet!

Dy shtetas të rinj nga Kosova të dënuar në Shqipëri me vendim të formës së prerë për “trafik të armëve” nuk po mundet të përfitojnë nga e drejta që ju jep ligji për t’u transferuar në një burg të Kosovës. 

Avokati Redon Meksi tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se Ministria e Drejtësisë nuk po reagon mbi rastin, dhe drejtoresha e komanduar Diana Stillo nuk është kurrë prezente në institucion. Sipas avokatit transferimi i dy të rinjve në Kosovë është detyrë e shtetit shqiptar dhe ul kostot për familjarët e tyre. 

Dënimi është dhënë më 6 mars, kërkesa është bërë sapo ka marrë formë të prerë dënimi, është kërkuar transferimi i të rinjve në Kosovë. Është një marrëveshje që ne kemi bërë me shtetin e Kosovës, që në 2013 në mos gaboj. Në marrëveshje është detyrë e shtetit, që të ndërhyjë për të kërkuar këtë transferim, sepse i ulim kostot shtetit tonë dhe u ulim kostot familjarëve të tyre, që t’i kenë sa më afër. Ministria e Drejtësisë në Shqipëri s’është përgjigjur ka tre muaj. 

S’ka drejtor, është një drejtoreshë e komanduar Diana Stillo që ka tre muaj s’përgjigjet, njëherë është në Strasburg, një herë në Itali, por përgjigje s’marrim asnjëherë.  Duke qenë se ata kanë kaluar kufirin, e quajnë trafik ndërkombëtar armësh, ndërkohë që ishin dy të rinj që s’e dinin si bëhet trafik armësh, sapo kishin kaluar moshën 18 vjeç. Edhe gjykata u tregua disi e drejtë, dha 8 vjet, nga 10, duke e dhënë nën minimalen. Transferimi në Kosovë tani s’po bëhet, nuk e di pse! Drejtësia këtu është më keq se kurrë, edhe Ministria e Drejtësisë më keq se kurrë.

Kemi dërguar kërkesë edhe te ambasada e Kosovës, që s’është përgjigjur, e cila është më shumë për dijeni. Të rinjtë janë të shqetësuar, s’kanë asnjë njeri të njohur, janë në dy burgje të ndryshme, një në Rogozhinë, një në Fushë-Krujë. Prindërit dhe të ardhurit vijnë rrallë”.

Meksi tha se Ministria e Drejtësisë është më keq se kurrë, dhe solli në vëmendje një tjetër rast, ku një shtetas bangladeshas do ekstradohet në vendin e tij, ndonëse gjasat që ai të dënohet me vdekje janë shumë të mëdha. 

“Kam një rast tjetër që është një shtetas bangladeshas që kërkohet nga Bangladeshi për ekstradim, dhe me shumë gjasa do dënohet me burgim me vdekje nëse shkon, është ish-inspektor policie i lartë, kushëri me kryeministren e rrëzuar në kryengritje. Tani dha vendim Gjykata e Parë që të ekstradohet, pse sepse Bangaldeshi çoi një email pa emër dhe pa mbiemër, dhe thotë mos kini merak s’e se dënojmë me vdekje dhe kjo ishte mjaftueshëm për gjykatën tonë si garanci! Asnjë shtet i BE s’e ka ndaluar, dolëm ne, ndërkohë që s’kemi asnjë marrëveshje me Bangaldeshit! Nuk na lenë as mundësinë që të kërkojë azil, pasi duhet të shkojë direkt personi, dhe burgu s’na jep leje për ta dërguar. 80 policë të tjerë kolegë të tij janë vrarë në Bangladesh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy