Ribashkim Berisha-Meta? Papa: Pema e madhe që të rritet, do pleh përqark

Ribashkim Berisha-Meta? Papa: Pema e madhe që të rritet, do pleh përqark

Gazetari Robert Papa, komenton përjashtimin me tre muaj të një gazetari nga konferencat prej Kryeministrin Edi Rama, teksa shprehet se gazetari ishte i veshur me profesionalizëm, ndërsa kreu i qeverisë nuk u tregua aspak profesional.

Duke folur nga studio e lajmeve të MCN TV, Papa tha se vetëm në Kinë dhe në ndonjë vend arab ndodh që Kryeministri të japë konferencë ulur, por shtoi se ndonëse pyetja ishte pak “me spec”, nuk është faji i gazetarit që ministrja është e martuar me biznesmen.

Nuk mund t'i thuash që nuk je i mirëseardhur. Ka ndodhur kur Turmp i tha një gazetari ‘nuk do vish më’ dhe gjykata e riktheu, nuk është pronë private.

Fakti që gazetarët do protestojnë është diçka pozitive. Çdo pushtetar duhet ta ndjejë frikën kur është përballë gazetarëve, pyetje të tilla janë minore.

I pyetur lidhur me festën e pavarësisë së Amerikës, 4 korrikun, e cila u mbajt dy ditë më parë në Pallatin e Brigadave dhe ku fjalën kryesore e mbajti Presidenti në ikje Ilir Meta, nëse është rikthyer një paqe mes tij me ambasadoren Yuri Kim, Papa deklaroi se mesazhe dërgohen.

4 korriku është revolucioni amerikan, solli tregun e lirë, demokracinë përfaqësuese dhe të drejtat e individit. E kam festuar ‘92-in, ‘93-in, ‘94-ën, ‘97-ën në ambasadën amerikane.

Ambasada amerikane shpenzon nga paratë e taksapaguesve dhe të miat. S’di pse mund të bëhet te pallati mbretëror. Tani mesazhe dërgohen. Fakti që nuk është Rama, është fakt skandaloz.

Kryeministri i vendit mbase ka mësuar se do jetë Meta, ose ndoshta Kim ka mësuar se nuk do vijë Rama dhe ka ftuar Metën. Me protokoll duhet të ishte dhe Berisha.

Nëse ke ftuar Metën të akuzuar për korrupsion dhe e ke injoruar për 3 vjet, tregon se e ke futur në një përplasje të madhe me grupimin e Berishës dhe Ramës. Nuk mund ti japim mend superfuqisë.

Kim ka treguar se nuk ka qenë në nivelin e lartë si diplomate. Nuk më lë shije të mira. Pallati i Brigadave? Është e turpshme që Amerika të bëjë një festë me këtë kod.

Ka bërë gafë tjetër kur ka përmendur Hoxhën që do hamë bar. Shqiptarët e duan Amerikën dhe mbesin pro-amerikanë.

Sa i takon thirrjes së Sali Berishës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, që të bashkohen në protestën e 7 korrikut dhe nëse ai do të shkojë, Papa pohoi se nëse do jetë në Tiranë, do e vendosë veten e tij në dispozicion të protestës, ndonëse tha se ka frikë se ambasadorja amerikane do bëjë thirrje për të mos shkuar.

A kam të drejtë dhe unë të votoj? Ne të tjerët dërgojmë me mijëra dollarë dhe mbajmë gjallë ekonominë. Ne kemi të drejtë për votë. Berisha ka të drejtë dhe thotë votimi online. Shqipëria është si këtu dhe atje.

Ideja që ne të votojmë, kam frikë se ne jemi gjysma e votuesve. Ne kemi të drejtë të kërkojmë që të përfaqësohemi në parlament, jo vetëm të votojmë. Ju kërkoni votat tona. Fan Noli ka qenë deputet nga Amerika.

Nëse zgjidhet kjo formulë. Kush është ai shqiptar që lë Amerikën dhe vjen në parlament për një rrogë 1 mijë dollarë. Ne duam të votojmë. Është e drejta kushtetuese e atyre që duan të votojnë.

Këtu bllokohet kufiri gjatë zgjedhjeve. Mund të votohet me zarf. Por a kemi besim te Posta Shqiptare? Nuk besoj!

Cilësimin e Berishës si fronti opozitar me të gjitha hallkat e shoqërisë, e cilëson si emër të gjetur.

Personalisht e di që protestat janë të së majtës jo të së djathtës. Por në Shqipëri është luks i madh të kemi një Kryeministër që nuk shkon në festën e Amerikës dhe që nuk e njeh ekonominë.

Kur vetë Partia Socialiste nuk e largon, atëherë do të bëhet me protesta. Mund të përdoren fjalë protestë, demonstratë dhe askush nuk duhet të frikësohet. Çdo popull kur e shikon që nëpërkëmbet dhe shtypet ka të drejtë jo vetëm të protestojë, por populli ka të drejtë ta përmbysë me armë qeverinë.

Unë nuk uroj të ketë dhunë. Por nuk durohet kjo shtypje, kjo mungesë lirie, kjo arrogancë. Hapej një tunel pas 15 vjetësh dhe këndohej sikur ishte Enver Hoxha, kjo është e turpshme.

Lidhur me një ribashkim mes Sali Berishës dhe Ilir Metës pas përfundimit të mandatit presidencial, Papa tha se kurrë nuk duhet të thuash kurrë.

Sipas tij, është matematikë dhe 51% Partia Demokratike vetëm e ndjen që nuk bëhet.

A e dëmton Lëvizja Socialiste për Integrim, PD-në se dihet se është parti e akuzuar? Fakti që LSI mban drejtpeshimin... Andreotti i madh ka pasur një shprehje, ‘pema e madhe që të rritet do dhe pleh rreth e përqark’.

Për të hequr një të keqe të madhe mund të pranosh dhe aleancë me të këqija të vogla. Duhet të ketë një kontratë që LSI-PD të korruptuar nuk duhet të kenë në listë. Lehtësohet rrotacioni politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy