John Fogerty nuk është me fat, por pas kësaj jave, ‘Rock and Roll Hall of Famer’ mund të ndihet si i tillë.
Pas një beteje ligjore 50-vjeçare, anëtari themelues i ‘Creedence Clearwater Revival’ tani zotëron të drejtat globale të botimit të këngëve të grupit ikonik rock.
Ajo erdhi pasi zoti Fogerty, 77 vjeç, bleu shumicën e aksioneve në të drejtat e katalogut të grupit nga Concord Records, e cila ka në pronësi të drejtat që nga viti 2004.
“Nga janari i këtij viti, unë i kam sërish këngët e mia. Kjo është diçka që mendoja se nuk do të ishte kurrë një mundësi. Pas 50 vitesh, më në fund jam ribashkuar me këngët e mia”, shkroi ai në Twitter.
Z. Fogerty zotëron të drejtat për materialin e tij solo, por interesi i tij i ri i shumicës i jep atij kontroll, për herë të parë mbi 65 të drejta autori të Creedence Clearwater Revival, duke përfshirë hitet si Bad Moon Rising, Have You Ever Seen The Rain, Proud Mary dhe Fortunate Son .
Rokeri themeloi grupin në vitin 1968, së bashku me vëllain e tij më të madh Tom, Doug Clifford dhe Stu Cook, dhe ishte këngëtari kryesor, kitaristi kryesor dhe autori kryesor i këngëve.
I have been waiting my entire career for this moment, and I am honored to share it with my family and with you! It’s finally done! pic.twitter.com/5K1Np7GIdi
— John Fogerty (@John_Fogerty) January 13, 2023



