Shkenca gjen shpjegim për infertilitetin pa shkaqe shëndetësore te meshkujt

Shkenca gjen shpjegim për infertilitetin pa shkaqe shëndetësore te meshkujt

Është zbuluar mekanizmi molekular që fshihet pas rasteve të infertilitetit mashkullor, që deri tani janë  konsideruar të pashpjegueshme: problemi është në ADN-në e spermatozoideve, e cila gabimisht ngatërrohet në proteinat (të quajtura histone) rreth të cilave mbështillet në mënyrë kompakte me bërthamën e qelizave.

Defekti, i cili mund t’u transmetohet fëmijëve, është riprodhuar për herë të parë te minjtë e laboratorit dhe do të ndihmojë në kërkimin e trajtimeve të reja kundër sterilitetit, siç tregohet nga studimi i publikuar në revistën “Developmental Cell” nga studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë.

 "Për burrat që vuajnë nga infertiliteti pa një shkak të dukshëm, gjithçka mund të rezultojë në normë gjatë ekzaminimit mjekësor normal: si numri i spermatozoidëve, ashtu edhe lëvizshmëria. Megjithatë ata nuk arrijnë të kenë fëmijë", shpjegon autorja e parë e studimit, Lacey J. Luense.

Rezultatet e arritura nga grupi i studiuesve janë shumë të rëndësishme sepse ato tregojnë se "problemi është për shkak të një gabimi në zhvillimin e spermatozoideve duke filluar nga qelizat staminale, në veçanti, në mos zëvendësimin e proteinave që rrethojnë ADN-në e qelizave, histone, me protaminat, proteina më të vogla që përdoren për kompaktimin e ADN-së në spermatozoide”, shpjegon Carlo Alberto Redi, drejtor i Laboratorit të Biologjisë së Zhvillimit të Universitetit të Pavias.

Falë teknikave të reja të renditjes gjenetike, studiuesit amerikanë madje kanë qenë në gjendje të gjejnë pikat e ADN-së që kapen në histone. "Kjo - shpjegon Redi - bëhet në korrespondencë të disa rajoneve jo-koduese të gjenomit, në nivelin e disa nxitësve që rregullojnë shprehjen e gjeneve dhe në korrespodencën e një gjeni specifik, të quajtur Gcn5".

Kjo është riprodhuar te minjtë e laboratorit, "duke krijuar një lloj avatari që ndihmoi për të studiuar më mirë fenomenin dhe mbi të gjitha për të demonstruar kalimin e tij nga një brez në tjetrin. Transmetimi te pasardhësit - thekson eksperti - është një e dhënë jashtëzakonisht interesante, nëse konsiderojmë se defekti për të cilin po flasim nuk është një mutacion i shkruar në ADN, por një modifikim epigjenetik që mund të përcaktohet nga mënyra e jetesës, për shembull nga dieta, alkooli ose ilaçet".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy