EKSKLUZIVE/ MCN zbulon dokumentet mbi aferën 1,2 mln euro, ministrja dhe titullarët e MF kishin dijeni për faturën (VIDEO)

EKSKLUZIVE/ MCN zbulon dokumentet mbi aferën 1,2 mln euro, ministrja dhe titullarët e MF kishin dijeni për faturën (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta publikoi sot në MCN Live dokumente ekskluzive mbi aferën në Ministrinë e Financave. 

Sipas dokumenteve vërtetohet që titullarët e Ministrisë së Financave kanë dijeni mbi faktin që shtetasi Ilir Thana e kishte marrë pagesën. 

Dukumentet tregojnë që ish-sekretari Arlind Gjokutaj ka qenë në gjyq ku ka përfaqësuar Ministrinë e Finanacave.

Në shtator ai do të shprehej para gjykatës se Ministria e Financave ka përfunduar gjithçka lidhur me pagesën për Thanën, ndërsa në tetor ai firmos faturën.

"Na del që Arlind Gjokutaj nuk përfaqësoi veten në gjykatë, por institucionin, me urdhër delegimi nga ministrja", shprehet gazetari Rusta. 

Duke folur në MCN Live, Rusta tha:

Në vitin 2015 edhe pse ai merr 8,2 milionë lekë të reja Ilir Thana nuk ndalet dhe kërkon rivlerësim, kërkon të marrë sërish para, pasi paratë e marra s’ishin to që i takonin dhe prona që kishte blerë në 92-shin kishte një vlerë më të lartë. Ai troket në cdo zyrë të shtetit duke kërkuar rivlerësim. Është dokument i siguruar nga MCN që tregon se MF ishte palë në gjyq, një javë para se të lëvroheshin paratë dhe Arlind Gjokutaj ishte shkuar në gjykatë duke duke përfaqësuar MF me autorizim nga ministrja. Ilir thana kishte paditur në gjykatë Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare duke kërkuar paratë. Një javë para lëvrimit të pagesës, gjyqtarja thërret në gjykatë MF, që përfaqësohet në gjykatë me firmën e Arlind Gjokutajt. Aty pyetet a i keni paguar lekët Ilir Thanës, a i keni një borxh Ilir Thanës, do t'i paguani lekë Ilir Thanës?! MF thotë që jo vetëm e kemi përfunduar procesin, por e kemi përfunduar në 2015-ën dhe padia duhet të rrëzohet, të pushohet ky proces pasi Ilir Thana i ka marrë të gjitha paratë. Në krye të shkresës 22.09. 2022 është qëndrimi i Ministris së Financave.  Fill pas kësaj firmoset një faturë në vlerën e 48 milionë lekëve të reja. Në fund të shkresës është emri i sekretarit të përgjithshëm asokohe, ose sot ish-sekretarit. 

Gjokutaj ka shkuar në gjykatë me autorizim të institucionit. Kjo merr një përmasë që.... Titullarët e institucionit kanë pasur dijeni për gjithçka çfarë ka ndodhur.  Ky proces në gjykatë  një javë para se të paguhej fatura tregon që edhe ministri ka dijeni.

Rusta tha se pyetja që ngrihet është nëse janë ndarë para dhe përse ndryshoi qëndrim ish-sekretari Gjokutaj nga shtatori në tetor. 

Tani jemi në pyetjen a janë ndarë apo jo para, dhe cila ishte arsyeja që Arlind Gjokutaj ia ndryshoi mendjen nga shtatori në tetor?! Ky proces në gjykatë ende s'ka përfunduar. Në shtator Gjokutaj tha që kemi përfunduar gjithçka, në tetor ai firmos faturën. Çfarë ia ndryshoi mendjen Gjokutajt dhe institucionit, kjo mbetet për t’u hetuar. Dokumentet tregojnë që jo vetëm kishin dijeni, por edhe vartës si Rozeta Naumi, e kanë informuar disa herë. Thëllënza Dervishi i thotë që kemi përfunduar me këtë procedurë. Në fillim të nëntorit është banka e nivelit të dytë që bën një padi për Ilir Thanën që nuk paguan kredinë dhe shkon gjithçka e gatshme. Fatura ka qenë në MF por vendimi është zbuluar në Gjykatën e Tiranës. Një prej dëshmitarëve ka thënë jo vetëm këto që keni hetuar, por shkoni në Gjykatën e Tiranës, pasi pak ditë para se të arrestoheshin këta persona, ministria ka qenë në gjyq.

Pse duhej të pranohet padia që ai i bërë Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare? Ministrja thotë që në 24 shkurt 2015 është ekzekutuar gjithçka, dhe këtë e çon në shtator 2022 në gjykatë. Nëse ministrja s’di asgjë për këtë, prapë e rëndon aq shumë! Edhe mos dijenia tregon ore kush e drejton ministrinë?! Vetëm sekretari. Dyshimet janë që mund të jenë ndarë para, nuk janë faktuar.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy