Cikloni goditi jugun e Brazilit, 11 të vdekur dhe disa të zhdukur

Cikloni goditi jugun e Brazilit, 11 të vdekur dhe disa të zhdukur

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi cikloni goditi të premten në shtetin Rio Grande do Sul në Brazilin jugor. Në zonat e përmbytura po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit me pjesëmarrjen e helikopterëve. Autoritetet kanë paralajmëruar rrezikun e rrëshqitjeve të dheut. Situata në Caraa, një qytet me rreth 8 mijë banorë, i cili u vizitua nga guvernatori i shtetit, Eduardo Leite, është dramatike. “Situata në Kara na shqetëson shumë. Është e rëndësishme të jemi në gjendje të identifikojmë ata që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme ”, u shpreh ai. Shumë banorë në zonat e prekura kanë kërkuar strehim të përkohshëm në ambiente sportive. “Objektivi ynë kryesor në këtë moment të parë është të mbrojmë dhe shpëtojmë jetë njerëzish. Ne po shpëtojmë njerëzit që janë të bllokuar, po gjejmë personat e zhdukur dhe po u japim të gjithë mbështetjen familjeve”, tha ai.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy