Bloomberg: Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i hapen negociatat (VIDEO)

Bloomberg: Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i hapen negociatat (VIDEO)

Bashkimi Evropian me siguri do të autorizojë fillimin e negociatave zyrtare të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, muajin tjetër. Kështu shkruan agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Bloomberg”, sipas së cilës ky vendim i unionit shihet “në dritën e përparimit të të dyja vendeve të arritura në sajë të reformave”.

"Në dritën e përparimit të arritur nga reformat", mbledhja e ministrave të BE-së në Luksemburg,  në 15 tetor do të vendosë "të hapen negociatat e pranimit" me qeveritë në Tiranë dhe Shkup, sipas një drafti të komunikatës së tyre, të cilën e disponon Bloomberg, citohet agjencia e njohur.
E ndërsa formulimi mund të ndryshojë akoma, një draft i mëparshëm, i parë gjithashtu nga Bloomberg, nuk përfshin rekomandimin për të filluar bisedimet mes Shkupit dhe Tiranës zyrtare.

Një shtytje e ngjashme për të hapur negociatat e pranimit ra në qershor, pasi vende si Franca, Holanda, Gjermania dhe Danimarka rezistuan. Qeveritë e BE-së janë acaruar nga dështimi i disa kombeve lindore, që iu bashkuan bllokut nga 2004, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Kështu ata janë të kujdesshëm të pranojnë anëtarët e rinj në klubin më të madh tregtar në botë, ku njerëzit, mallrat dhe shërbimet mund të lëvizin lirshëm.

Në komunikatën e saj në qershor për zgjerimin, BE tha se pranimi i anëtarëve të rinj, duhet të marrë parasysh aftësinë e bllokut për t'i integruar ato. Por pavarësisht kësaj ka ende vende skeptike në Bashkimin Europian, të cilat hezitojnë të japin votën “pro” fillimit të bisedimeve të Shqipërisë me Unionin. Kështu vende si Franca, Danimarka dhe  Holanda, janë në mëdyshje. Ndërsa Bundestagu gjerman i tha “po” Shqipërisë, për çeljen e bisedimeve, një “Jo” erdhi nga shefi i diplomacisë së jashtme holandeze, Stef Blok , i cili

shtoi se nuk ka asnjë rishikim vendimi për bllokimin e negociatave me vendin tonë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy