Fizioterapistja shpjegon simptomat dhe trajtimin e hernies diskale

Fizioterapistja shpjegon simptomat dhe trajtimin e hernies diskale

Fizioterapistja Paula Gjoshi shpjegon simptomat dhe trajtimin e hernies diskale, e cila prek kryesisht disqet.

 

Nga studio e “Zgjohu me MCN” ajo shpjegoi se hernia diskale prek shtyllën kurrizore, kryesisht disqet dhe është një patologji që shfaqet tek shuica e njerëzve për shkak të aktivitetit të tyre apo punës së tyre.

 

Sipas saj, simptoma kryesore është dhimbja, që shpesh ngatërrohet me dhimbjen e mesit dhe në këtë pikë rëndësi ka diagnostikimi.

 

Nëse është hernie lumbare apo cervikale, ai disku që del jashtë zonës së vetë do pickojë nervin, duke shkaktuar ndjesi mizash apo shkarkesash elektrike. Te pjesa e qafës mund të kesh simptoma djegie dhe dhimbje, por nuk është hernie. 

 

Simptomat janë të njëjta por shkaqet mund të ngatërrohen. Sepse te qafa këto ngacmime mund të vijnë edhe prej ngarkesës së muskujve. Ndaj rëndësi ka diagnostikimi për të bërë diferencën. Arsyeja kryesore e hernies të shtyllës kurrizore, është degjenerimi, ku organizmi jonë degradon dhe degjeneron.

 

Disqet në shtyllën tonë kryesore, kanë përqindje të madhe uji, dhe disku është i përbërë nga një unazë dhe brenda ka një bërthamë. Kur ndodh degjenerimi, ky disk del jashtë unazës dhe ngacmon nervat përreth. Mund të nisë si dhimbje mesi apo qafe. 

 

Mund të vijë si një dhimbje e lehtë në qendër të mesit apo qafës, por e acaruar është tek pjesa e djegies apo dhimbjes nga qafa. Në raste akute janë njerëz që nuk i zë dot gjumi, se është dhimbja aq e lartë dhe e acaruar. Tek pjesa e mesit nuk ecin dot, ndërsa te qafa nuk rrinë dot ulur apo shtrirë. Në cervikalgji nuk ka mpirje të nervave. Se siç ka presion tek muskujt ka dhe te nervat. 

 

Nëse kemi hernie duhet kohë më e gjatë rikuperimi, sepse nervat janë prekur. Në fazat akute apo të fillimit, kur gjendja është akute, duhet trajtim medikamentoz. Ka disa raste që dhe pse në fazë akute, duhet vazhduar me fizioterapinë, por shikohet më shumë tek ekzaminimi. Trupi ynë ka aftësi të mahnitshme rekuperimi, mund të kalojë me fizioterapi apo ilaçe apo dhe pa fizioterapi. 

 

Personat që e kalojnë pa fizioterapi hernien, mund t’iu përsëritet disa herë dhe të jetë më e rëndë. Moshat më të prekura janë 35-40 vjeç. Hernia shkaktohet kryesisht nga mbi abuzimi me trupin tonë apo ngritja e peshave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy