Është shtyrë sërish sot seanca paraprake për ish-kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Shkak është bërë mosparaqitja e avokatëve, për shkak të bojkotit të Dhomës së Avokatëve.
Seanca e radhës për Erion Veliajn u caktua për në 28 tetor në orën 10:00. Më 2 tetor Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Erion Veliajt, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë.
Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi akuzohet se ndërtoi një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash.
Gazetari Arsen Rusta në një raportim për Mcn Live bën me dije:
“Shkak i mos zhvillimit të seancës për hetime paraprake është bojkoti, që e ka kaluar këtë seancë për në 28 tetor, ora 10:00. Avokatët kërkojnë pavlefshmërinë e provave dhe të hetimeve, që një ditë më parë u rrëzua nga Gjykata e Apelit. Prokurorët Dumani dhe Dado pretendojnë se kanë prova materiale që vërtetojnë akuzat e tyre”.



