
Irani thotë se presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duhet t’i japë fund luftës në Gaza, ku Izraeli, të cilin Republika Islamike është betuar ta shkatërrojë, është duke luftuar kundër grupit terrorist Hamas për më shumë se një vit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmaeil Baghaei tha gjatë një konference për mediat në Teheran se presidenti i ardhshëm amerikan duhet të “ndalojë gjenocidin e vazhdueshëm” në Rripin e Gazës.



