Ashtu si çdo vit, edhe në këtë përvjetor të pavarësisë, simboli i saj në Prishtinë ka ndërruar pamje. Obelisku NEW BORN në qendër të kryeqytetit të Kosovës ka sot një pamje tjetër.
Me shtrirjen horizontale të shkronjave N dhe W, autorët kanë përcjellë mesazhin e rrëzimit të mureve.
Autori i tij, Fisnik Ismaili, ka publikuar foton në rrjetet sociale.



