Zv.rektori i Universitetit “Fan Noli” në Korçë, Artur Adili tregoi në edicionin e lajmeve në MCN TV degët e pezulluara për shkak të numrit të vogël të studentëve, si dhe degët që kanë qenë më të preferura nga studentët vitin e fundit. Ai theksoi se Senati Akademik vendosi që të vazhdojë mësimi në Matematikë, edhe pse kishte vetëm 5 student për këtë vit akademik.
Universiteti Fan Noli ofron 53 programe studimi, gjysma janë Bachelor, dhe të tjerë mastera profesionale dhe programe profesionale dy vjeçare. Në universitetin tonë nuk ka pasur në thelb një moskërkesë të studentëve në degë të caktuara. Po e nis nga programet që s’janë të preferuara. Bëhet fjalë për katër programe Gjuhë dhe kulturë frënge, filozofi dhe sociologji, Ekonomiks dhe e katërta janë degët e Matematikës, por ky është problem në gjithë Shqipërinë. Senati akademik së fundmi mori një vendim se programet e Matematikës, edhe pse me numër të vogël studentësh, do vazhdojë program. Në tre programe numri i studentëve ishte 3-4, dhe këto programe janë pezulluar për një vit, ndërsa në Matematikë janë 5 studentë, por me një vendim të Senatit Akademik ky program do të vazhdojë. Por për t’u theksuar është që ka një numër më të lartë studentësh të regjistruar se sa viti që shkoi në Universitetin tonë. Degët shumë të preferura janë Financë-Kontabilitet, Teknologji Informacioni, Marketing, Menaxhim, për TIK s’kam fjalë është shumë e preferuar, edhe Edukim Fizik dhe Sporte shumë e preferur, degët e Infermierisë, Mamisë dhe degët e Fakultetit të Bujqësisë, që dy vitet e fundit ka preferencë nga studentët”.
Adili theksoi edhe njëherë se nuk ka pasur një ide për shkrirje të Universitetit “Fan Noli” me Universitetin e Tiranës.
Nuk është fjala e saktë shkrirje. Ishte një lloj ideje për një bashkëpunim më të ngushtë me UT, por diçka që doli në media në mënyrë të pakontrolluar. Nuk ishte shkrirje, ishte një lloj organizimi, bashkëpunimi më i ngushtë me UT”.
I pyetur mbi profilizimet, Adili theksoi se ky është një proces që duhet ta bëjë MAS-i.
Ka vite që flitet por këtë duhet ta bëjë MAS. Kemi shembullin e vendeve fqinj, ku degë të caktuara mund të jenë në universitete të caktuara. Në lidhje me rankimin e universiteteve nuk kam një opinion të caktuar. Kush e bën rankimin, kjo është pyetja kryesore, ose çfarë kriteresh merren”.
Lidhur me ligjin për studentët e mjekësisë, Adili tha se praktika të tilla janë ndjekur edhe në vende të tjera perëndimore.



