Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, qytetarë të shumtë kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule në shenjë solidariteti me familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.
44 persona ndërruan jetë si pasojë e aksidentit tragjik, ndërsa ishin qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se kanë qenë 8 persona që kanë shpëtuar nga autobusi.



