Anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese/ KED miraton sot renditjen përfundimtare

Anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese/ KED miraton sot renditjen përfundimtare

Pas intervistimeve nga KED ditën e djeshme të dy kandidatëve Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo, për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, sot pritet të miratohet raporti mbi listën përfundimtare.

KED do ti dërgojë sot listën përfundimtare Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në njoftimin për shyp shkruhet se “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shpalli fillimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës”.

 “Lidhur me procedurën e ndjekur për vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi përfundimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes nga kandidimi, Altin Binaj, për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës. Kandidatët e tjerë për këtë vend vakant, Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo janë paraqitur dje përpara anëtarëve të KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e tyre në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese”, bëri të ditur KED.

Pas përfundimit të intervistimit të kandidatëve, KED vazhdoi me pikëzimin dhe renditjen e tyre.
“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës si edhe listën përfundimtare të renditjes”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë, ditën e mërkurë, 23 dhjetor, me miratimin e raportit përkatës mbi listën përfundimtare të renditjes, i cili do t’i dërgohet më pas organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në mbledhjen e djeshme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy