Dhjetëra të shtruar në spital pas festës në një bunker nëntokësor

Dhjetëra të shtruar në spital pas festës në një bunker nëntokësor

Rreth 200 të rinj menduan të argëtohen në një festë të fshetë në bunker, por gjërat nuk kanë shkuar mjaft mirë dhe shumë prej tyre përfunduan në spital.

Njëzet e pesë persona janë dërguar në urgjencë me helmim nga monoksidi i karbonit pasi morën pjesë në një festë të paligjshëm në një bunker të kryeqytetit norvegjez, Oslo.

Pesë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Mes të helmuarve janë edhe dy efektivë policie që hynë t’i jepnin njerëzve të mbledhur në bunker ndihmën e parë. Autoriteteve vendase besojnë se helmimi u shkaktua nga gjeneratorët që pjesëmarrësit në festë kishin marrë me vete.

Rreth 200 persona kishin qenë sipas policisë në eventin “Rave Cave”. Efektivët e zbuluan rastësisht se çfarë po ndodhte kur një patrullë takoi një grup të rinjsh të hutuar. Disa të tjerë dolën nga bunkeri dhe kërkuan një ambulance.

Tani po verifikohet për të parë se kush e organizoi festën nëntokë, e cila ishte planifikuar prej tre javësh e për shkak të rregullave kundër pandemisë, ishte mbajtur sekret. Shumë nga personat në festë kanë pasur marrje mendsh, dhimbje koke dhe të vjella. Monoksidi i karbonit është një gaz pa erë e pa ngjyrë, i cili prodhohet nga  djegia jo e plotë e karburanteve me bazë karboni, përfshirë naftën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy