Esat Çoku, ish-deputet i Partisë Demokratike, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Ai ndër të tjera ka qenë edhe ish-kryetar i Shoqatës të Përndjekurve politik të Lushnjës dhe pjesë e Kryesisë të Shoqatës Kombëtare që në krijimin e saj.
Sakaq Esat Çoku, ish-deputeti demokrat, ka mbajtur edhe postin e sekretarit të Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Lushnjës.
Esati lindi më 5 korrik të vitit 1944, në Lushnjë. Më 14 janar 1980, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie.



