Një tjetër rekord i Maria De Filippi!

Një tjetër rekord i Maria De Filippi!

"C'è posta per te" mbylli këtë sezon, me shfaqje historike të së shtunës në mbrëmje në Canale 5 që mblodhi 6,518,000 spektatorë.

Një sukses i konfirmuar me një pjesëmarrje prej 29,4% telespektatorësh (39% prej të cilëve të rinj 15-24 vjeç), që e bëjnë sezonin më të shikuar që nga viti 2005. Kjo cilësohet si një tjetër rekord për moderatorin ikonë italianë, Maria De Filippi.

“Maria De Filippi ndriçoi programacionin e Canale 5, me shfaqjen e saj historike për njerëzit, një program që edhe një herë u tregua i pakonkurueshëm: një rezultat i jashtëzakonshëm, për të cilën e falënderoj Maria-n dhe të gjithë ekipin e profesionistëve të mëdhenj që marrin pjesë në realizimin e tij”, komentoi Giancarlo Scheri, drejtor i Canale 5.

Programi ka arritur në edicionin e tij të 24-të duke i qëndruar besnik idesë origjinale: të tregojë historitë e njerëzve të cilët gjithmonë emocionojnë dhe tregojnë realitetin e shoqërisë. Ky program është konceptuar nga Maria De Filippi dhe Alberto Sivestri.

Burimi: ANSA

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy