Një pushues Rus ka humbur jetën në det në plazhin e Livadhit. Ngjarja është rregjistruar këtë të mërkurë rreth orës 11 e 40, ndërsa mësohet se viktima Denis Kaiumov, 43 vjeç, notonte 50 m larg bregut kur e kanë goditur helikat e motorri të ujit, duke i shkaktuar dhe palgë të shumta, e më pas vdekjen.
Policia e Vlorës në deklaratën zyrtare thotë se viktima është goditur në det nga një motorr uji e si pasojë ka marrë dëmtime të shumta në shpinë, ndërsa rrezulton se ka dhe pësuar dhe prerje gjymtyrësh.
Denis Kaiumov ishte duke notuar kur është goditur ndërsa është nxjerrë më breg me ndihmën e një skafi, nga ku është marrë dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Himarës, vend në të cilin ka nderruar jetë. Drejtuesi i motorrit të ujit është ndaluar nga policia kufitare, ndërsa është bërë edhe sekuestrimi i mjetit.



