Ukraina, Johnson: 1.3 miliardë paund ndihmë ushtarake dhe humanitare

Ukraina, Johnson: 1.3 miliardë paund ndihmë ushtarake dhe humanitare

Britania e Madhe është zotuar të sigurojë 1.3 miliardë paund shtesë, ose rreth 1.52 miliardë euro në ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, raporton Guardian.

Falë fondeve të reja, angazhimet e mëparshme të shpenzimeve të Londrës ndaj Ukrainës, pothuajse do të dyfishohen.

Sulmi brutal i Putin jo vetëm që po shkakton shkatërrim të paparë në Ukrainë, por po kërcënon gjithashtu paqen dhe sigurinë në të gjithë Europën.

Kështu tha kryeministri britanik Boris Johnson në një deklaratë e cila përqafon plotësisht politikën e riarmatimit të SHBA.

Britania e Madhe, në fakt, vazhdon të jetë ndër aleatët më të çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në logjikën e një rritjeje të vazhdueshme të mbështetjes së Ukrainës.

Ndërkohë në bazat e NATO-s, specialistë amerikanë po trajnojnë ushtrinë ukrainase për të përdorur bomba të prodhimit amerikan.

Pak ditë më parë, më shumë se 200 oficerë ukrainas, përfunduan ciklin e tyre të trajnimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy