
Dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën në Spanjë Socialistët e kryeministrit Pedro Sançes dhe partia e majtë e Pablo Iglesias Unidas Podemos deklaruan se kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri koalicioni. Pavarësisht marrëveshjes dy partitë në fjalë nuk arrijnë shumicën e mjaftueshme prej 176 vendesh në parlmentin soanjoll dhe do ti duhet bashëkpunimi me partitë e vogla.



