Ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit aktorja spanjolle Lucia Bose. 89-vjecarja ka qenë e shtruar në spitalin e Segovia, pasi kishte probleme me frymëmarrjen.
Lucia Bose në vitin 1947 është shpallur miss Italia, pasi u zbulua si talent pas banakut të një pastiçerie ku punonte.

Aktorja ka pasur një jetë mjaft aktive dhe ka lujtur shumë filma. Së bashku me Sophia Loren e Gina Lollobrigida, ajo pushtoi kinematografinë falë pamjes dhe talentit të saj./Repubblica.it/



