Një ekip prej 10 vetësh nga Nepali janë bërë të parët që kanë ngjitur gjatë dimrit malin K2, që është i dyti më i lartë në botë.
Dhjetra alpinistë kanë tentuar të ngjisin malin 8.611 metra këtë dimër, por nuk ia kanë dalë. Sakaq gjatë tentativave, një alpinist spanjoll humbi jetën teksa zbriste, pasi u rrëzua.
Mali K2, ose siç njihet ndryshe mali i egër, është vetëm 200 metra më i vogël se Everesti. Ai është pjesë e Vargut Karakoram që shtrihet në kufirin Pakistan-Kinë.
Ai e mori pseudonimin ‘mali i egër’ nga alpinisti amerikan George Bell, i cili në 1953 tentoi ta ngjiste. Bell u shpreh: “Është një mal i egër që përpiqet të të vrasë”.
Në fillim ishin rreth 60 alpinistë të ndarë në grupe, të cilët tentuan të ngjisnin malin, por më pas formuan një grup me 10 persona.



